SHPËRNDAJE

Në Shqipëri 68.6për qind e individëve të moshës 16 deri ne 74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit ne tre muajt e fundit.

Në Bashkim Evropian sipas Eurostat përdorimi i internetit nga e njëjta grup moshë përllogaritet të jetë 87për qind, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.

Sipas të dhënave aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët përmes internetit në “tre muajt e fundit” që janë pyetur janë kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet me 50,2 për qind,, marrja ose dërgimi i e maileve 32,5 për qind dhe shikimi i filmave 38,2 për qind.

Në ndryshim, pjesa më e madhe e evropianëve (75për qind) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar emaile, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit.

Gjithashtu pjesa më e madhe e evropianëve kanë deklaruar se e përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare dhe rrjetet sociale etj.

Rekordi i përdorimit te internetit ne BE i takon Islandës ku thuajse 100për qind e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer anketimi.

Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka apo Norvegjia dhe Suedia me 98për qind.

Kurse përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Evropës Lindore, ku rekordi është regjistruar në Bullgari me 68për qind. Më pas renditet Shqipëria me një përdorim prej 68.6për qind.