SHPËRNDAJE

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Presheva, Driton Salihu në Preshevë përmes një njoftimi informon qytetarët për oraret e punës së mantelbardhëve në të cilën thuhet.

Të nderuar qytetarë dhe pacientë,
Për shkak të situatës së krijuar dhe masat që janë marrë nga qeveria dhe Minisitria e shëndetësisë, shtëpia e shëndetit ndryshon orar të punës:

Shtëpia e shëndetit fillon me punë ora 07 deri ora 18 për mjeksinë e përgjithshme, Pediatri, Stomatologji ndërsa specializimet deri ora 13, ndërsa Ndihma e shpejtë punon me orar 24 orë!

Tek mjeku vetëm për raste të domosdoshme dhe urgjente! Shërbimet nëpër spitale janë reduktuar dhe i pranojnë vetëm rastet mëse emergjente! Pa panikë. Së bashku ia dalim!

Ju faleminderit për mirëkuptim thuhet në njoftimin e drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit Presheva, Driton Salihu./presheva.com/