SHPËRNDAJE

Pushteti lokal në Preshevë në mandatin e sajë qeverisës fokus të veçantë i ka kushtuar sferës së shëndetësisë duke rritur mjetet prej 60 përqind në dallim me ato që kishte nga pushtetet e kaluara.

Në aspektin staistikor në vitet 2013-2016 për Shtëpinë e Shëndetit pushteti i Ragmi Mustafës kishte ndarë mjete në vlerën prej 7 milion dinarë ndërsa ne kemi rritur investimet prej 60 përqind, thotë në një intervist për preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Përpos kësaj është bërë edhe menaxhimi më i mirë i këtijë institucioni shëndetësorë gjatë kësaj kohe duke reduktuar pritjet e pacientëve për shërbime tek mjeku i tyre.

Investimet nëpër ambulanca në bashkësi lokale të komunës Preshevë ka liruar fluksin e pacientëve në shtëpinë e shëndetit duke u krijuar mundësi që qytetarët të marin shërbimet mjekësore në ambulancat e vendit si në Strezoc, Stacion Hekurudhorë, Corrotic dhe Leran, thotë Arifi .

Vitin që lamë pas u bë inaugurimi i objektit të ndihmës së shpejtë ndërsa për vitin 2020 si projekt kapital llogaritet renovimi i tërësishëm i objektit të shtëpisë së shëndetit./presheva.com/