SHPËRNDAJE

Pushteti lokal po vazhdon të bëjë implementin e projekteve që kanë të bëjnë me rregullimin e hapësirave publike në komunën e Preshevës.

Gjatë këtyre ditëve është bërë rregullimi i një pjesë për adaptim të zonës së gjelbëruar në lokacionin përskaj lumit në rrugën e Gjilanit. Në këtë mënyrë sipas drejtuesve të pushtetit lokal në Preshevë do të bëhet adaptimi i zonave për ambient të pastër që do të shfrytëzohen për momente argëtimi dhe rekreacioni.

Zonat e gjelbëruara përpos në qytet do të jenë evidente edhe nëpër bashkësi lokale duke krijuar kushte më të mira jetese për fëmijët dhe të moshuarit./presheva.com/