SHPËRNDAJE

Po vazhdojnë punimet në terren në kuadër të pushtetit lokal në realizimin e projekteve për jetë më të mirë të qytetarëve në fshatra dhe qytete, kjo është konfirmuar sot nga zyrtarë të kabinetit të kryetarit të komunës, Shqiprim Arifi.

Këto ditë ka përfunduar asfaltimi i rrugës afër varrezave në bshkësinë lokale Geraj. Sipas banorëve të fshatit rruga në fjalë ka rol të veçantë sepse bën lidhjen e fshatit Geraj me fshatrat Strezoc dhe Ashan.

Asfaltimi i kësaj rruge ishte nevojë e kahmotshme për banorët e fshatrave në fjalë meqë lidhjet familjare janë të ngushta nëpër këto bashkësi lokale dhe qarkullimi i tyre është i përditshëm. Asfaltimi i rrugës afër varrezave në bashkësinë lokale Geraj është në gjatësinë prej 420 metër./presheva.com/