SHPËRNDAJE

Partia për Veprim Demokratik (PVD) si dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) kanë nënshkruar marrëveshjen për udhëheqjen me Këshillin Nacional Shqiptarë (KNSH). Kryetari i PVD-së Shaip Kamberi si dhe ai i PDSH-së Ragmi Mustafa në prani të funksionarëve të lartë të tyre partiak kanë arritur marrëveshjen ku thuhet se parakusht i kësaj marrëveshje është prosperitetit i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Meqë ende nuk është njoftuar zyrtarisht kryetari i KNSH-së, burime të afërta kanë supozuar se kryetari i KNSH-së do të jetë Ragmi Mustafa nga rradhët e PVD-së. PVD në zgjedhjet e KNSh-së kishte fituar 6 këshilltarë ndërkaq PDSH vetëm 2. Numri i përgjithshëm i këshilltarëve pranë KNSH-së është 15./presheva.com