SHPËRNDAJE

Shaip Kamberi nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) si dhe Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) kanë nënshkruar marrëveshjen për udhëhëqjen me Këshillin Nacional Shqiptarë (KNSH), ndërkaq ditë më parë RTVP ka hapur spekulacione se Partia Demokratike është gjithashtu pjesë e këtij koalicioni. Nagip Arifi nga Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin e RTVP-së duke shkruar se “portalet e një partie politike nuk mund të flasin në emër PD-së” pasi ato janë keqinformime dhe manipulime. Arifi në rrjetin e tij social ka shkruar se “agjë e vërtetë, nuk ka as takim e mos të flasim për koalicion”. Në anën tjetër kryetari i APN-së, dega në Bujanoc Arbër Pajaziti ka bërë krahasime para dhe pas fushatës të oponentëve të tij politik PVD dhe PDSH ku ka shkruar se “ para zgjedhjeve “për shqiptarët”, pas zgjedhjeve – me Stojançen dhe SPS” duke aluduar në PVD dhe “para zgjedhejve – bashkë dhe pas zgjedhjeve – me zahvallnicën”, duke aluduar në PDSH, “ nëse do të arrini ta mashtroni popullin edhe për herën e tretë, më nuk keni faj ju, faj kan ata!” ka përmbyllur shkrimin Pajaziti, transmeton presheva.com.

PVD dhe PDSH kanë pasur një luftë dekadore politike sidomos në Komunën e Preshevës, ndërkaq që nga zgjedhjet e kaluara është arritur një bashkëpunim në mes të tyre, pasi Riza Halimi ka takuar fshehtazi Ragmi Mustafën në Kosovë, sipas informatave të kryetarit të PD-së, Nagip Arifi. /presheva.com