SHPËRNDAJE

Sigurisht se të gjithë e kujtojmë fustanin që në shkurt të vitit 2015 të gjithë po flisnin për të.

Shtrohej pyetja nëse fustanin e shihnin me ngjyrën e zezë, të kaltër apo bardhë e ari.

Dhe tani ka një tjetër pyetje që po bëhet në Internet.

Një imazh i atleteve të Louis Vuittonit ka qarkulluar në Twitter, ku njerëzit pyesin nëse janë të zeza apo të bardha.

“A po i shihni këto si të zeza, apo të bardha. Kjo po ngatërron trurin tim”, thuhet në postim.

Disa thanë se ato janë të bardha, por për shkak se fotografia është realizuar në errësirë modeli ka reflektuar dhe i bën ato të duken të zeza.

Gjysma i panë ato si të bardha, gjysma si të zeza.