SHPËRNDAJE

Qendra për punë sociale ka bërë dezinfektimin e hapësirave të Qendrës për pune sociale në Preshevë.

Drejtori i këtijë institucioni, Liridon Latifi për preshevacom ka deklaruar se po rrespektohen të gjitha rregullat ligjore të parapara për situatat e jashtëzakonshme në aspektin institucional.

Latifi si pjesë e shtabit për situata të jashtëzakonshme ka thënë se janë në koordinim të mirë me të gjitha institucionet për ta kaluar sa më mirë këtë situatë dramatike./presheva.com/