SHPËRNDAJE

Qendra sportive Presheva në Preshevë ka organizuar turnirin tradicional Musa Musahu. Në turnirin tradicional në futboll të vogël Musa Musahu lojrat janë zhvilluar me sistem eliminimi dhe me formacion 1plus 4.

Sekretari i Qendrës sportive Presheva në Preshevë, Dashnim Saqipi ka deklaruar se ekipet pjesmarrëse në këtë turnir luajnë sipas rregullave të futsallit. Në gjysëm finalet të këtijë turniri do të shkojnë ekipet pjesmarrëse RIVA DENT (Liria) me QSA-në.

Ndërsa e lirë në finale kaloi ekipi, Klubi Futbollistik GERAJT. Loja finale e turnirin tradicional në futboll të vogël Musa Musahu do të zhvillohet ditën e enjte në stadiumin e qytetit në Preshevë./presheva.com/