SHPËRNDAJE

Nga sot me fillim prej orës 10h qendrat tregtare kanë hapur dyert e tyre për vizitorët, pas një pushimi prej gati dy muajsh.

Ato do të punojnë çdo ditë, sipas orarit të rregullt të punës deri në orën 22.00, duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse që zbatohen në ambiente të mbyllura.

Hapsirat në qendrat tregtare janë dezinfektuar komplet prfshire është tavanin.

Konsumatorët janë të detyruar të ndjekin rekomandimet e autoriteteve, të cilat parasegjithash mbajtjen e maskave, dhe më pas dorezave dhe përmbajtja e distancës së caktuar.

Nuk është e ndaluar zyrtarisht që klientët të hyjnë në objekt pa maskë, por pritet që të ndjekin masat e rekomanduara për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Për të kënaqur konsumatorët, tregtarët kanë përgatitur zbritje të shumta.

Konsumatorët tani do të zbulojnë nëse shopingu ka humbur shkëlqimin e tij me masa mbrojtëse.

Sipas kompetentëve, sigurimi do të duhet të kujdeset që në ambientet e qendrave tregtare mos të grumbullohen turma të mëdha duke porositur se duhet të respektohet distanca e përcaktuar.

Çdo shitore sipas ka për detyrë të kufizojë numrin maksimal të klientëve sipas madhësisë së hapsirës që ka.

ndërsa të punësuarit në qendrat tregëtare janë të obliguar të mbajnë maskat dhe dorezat./presheva.com/