SHPËRNDAJE

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në pres konferencën e sotme për shtyp mes tjerash edhe një herë bëri thirrje tek qytetarët që të mos ushtojnë jashtë vendit sepse nuk dihet se si do të zhvillohet situata me pandeminë.

. Dimitrov theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka numër të saktë të shtatave tanë që gjenden jashtë kufijve. “Është shumë rëndë që të thuhet një numër i saktë. Çdo ditë vendet të ndryshme përforcojnë regjimin nëpër venkalimet kufitare. E fundit është qeveria e Hungarisë që mbyll kujitë për qytetarët e huaj. Ka shumë qytetarë tanë. Një grup i vogël i qytetarëve në Lima të Perusë kanë mbetur atje. Mbrëm u njoftova se një çift ka mbetur në Nju Jork, në Vijenë ka familje. Në këtë situatë do të duhet të punojmë Ad Hok. Ministri i Brenshëm mëngjesin e sotëm më njoftoi se qytetarët vazhdojnë me udhëtime. Policia është gatshme dhe në koordinim me ekipet mjekësore të Ministrisë së Shëndetësisë t’i presim njerëzit të cilët do të vijnë së shpejti”, tha mes tjerash Dimitrov.

Kryeministri Oliver Spasovski sot përmes një video mesazhi në profilin e tij në facebook dërgoi një porosi deri tek të gjithë qytetarët që t’i anulojnë udhëtimet e tyre jashtë shtetit. “Çdo shtet në rajon dhe Evropë ka masat e saja për mbrojtje dhe kemi probleme që qytetarët të mos mund të kalojnë kufijtë apo të mbeten diku të bllokuar në vendkalimet kufitare”, deklaroi Spasovski. Kjo sipas tij shkakton probleme shtesë për shtetin.