SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski, sot para gazetarëve ka folur për rastin e fundit për të cilin njoftoi prokurori shtetëror Ljubomir Joveski, se dy vitet e fundit janë përgjuar telefonat e Prokurorisë Themelore. Boshnjakovski tha se qeveria e dënon këtë akt, duke shtuar se kjo është praktikë e qeverisë së kaluar dhe jodemokratike everia e Maqedonisë dënon aktin e përgjimeve të telefonave që janë realizuar në ndërtesën e Prokurorisë Themelore.

Theksojmë se kjo praktikë është e garniturës së kaluar dhe parimeve jodemokratike”. “Qeveria pret se institucionet do të angazhohen maksimalisht, rasti do të zbardhet dhe opinioni do të njoftohet. MPB është e përfshirë në këtë procedurë, përgjegjësi duhet të ketë dhe ky rast duhet të zbardhet. Qeveria vendos në dispozicion të Prokurorisë gjitha kapacitetet”, tha Boshnjakovski. Ai tha se nuk ka pasur rast që për këtë të diskutohet në seancë qeveritare, pasi sot është prezantuar nga Prokuroria.