SHPËRNDAJE

Nga nesër e mërkurë 18 mars, do të hyjë në fuqi ndalesa e lëvizjes në territorin e tërë Serbisë nga ora 20:00 deri në ora 5 e mëngjesit të së nesërmen, kështu deklaroi Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili iu është drejtuar pak më parë qytetarëve.

Ndalimi i lëvizjes nuk do të zbatohet vetëm për punonjësit që janë të obliguar të punojnë në ndrrimin e tretë dhe personat zyrtarë.

Sipas tij, dënimet për shkeljen e ndalimit të izolimit “do të jenë shumë të ashpra”.

Vuçiq gjithashtu ka potencuar se ushtria po merr përsipër ruajtjen e kufijve, spitaleve dhe institucioneve të tjera vitale.

Siç theksoi ai, këto masa po merren për të mirën e qytetarëve për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit Korona.

Si shembull Ai përmendi Italinë, ku të martën 345 njerëz vdiqën nga COVID-19.

I pari i shtetit e quajti pandeminë plagën më të madhe të njerëzimit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vuçiq përmendi gjithashtu hapjen e marketeve speciale për pensionistët, të cilët do të funksionojnë një herë në javë nga 4-7 orë.

Ai shtoi se Serbia ka furnizime të mjaftueshme ushqimore.

Në Sërbi deri të martën në orët e pasditës numri i të infektuarve me COVID-19 ka arritur në 72 persona.

“Që prej nesër nga ora 10 e mëngjesit, në të gjitha zonat urbane është e ndaluar dalja e të oshuarve nga mosha 65 vjeç, në zonat rurale të moshuarve nga 70 vjeç.

Nëse është e nevojshme, kufiri moshës do të ulet në 65 në zonat rurale.

Ata duhet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, ju lutemi të moshuarve tanë që të kuptojnë” tha Vuçiq./presheva.com/