SHPËRNDAJE

10 vite në realizim të projektit “Bukë dhe Shpresë”, gjatë së cilit përveç artikujve tjerë ushqimorë, vendin kryesor e zë mielli.

Përgjatë kësaj kohe, janë shpërndarë mbi 150 mijë kg miell. Janë mbi 50 familje të cilat përfitojnë nga ky projekt. Duke filluar nga data 05 Korrik, QSA shpall aksion për grumbullimin e grurit për familjet në nevojë.

Grumbullimi i grurit do të ndikojë në shtimin e familjeve përfituese në këtë projekt. I tërë ky aksion do të bëhet me ndihmën e bashkëpunëtorëve tanë në teren dhe në bashkëpunim me bashkësitë lokale në komunën e Preshevës, duke caktuar pikat grumbulluese në çdo fshat dhe pastaj gruri i grumbulluar do të depozitohet në mullirin e fshatit Rahovicë.

Mielli i paketuar do të shpërndahet gjatë tërë vitit tek familjet nevojtare në komunën e Preshevës dhe Bujanocit në kuadër të projektit Bukë dhe Shpresë.

Apelojmë tek të gjithë bujqit e Komunës së Preshevës që sipas mundësive të tyre të n’a mbështesin në realizimin e këtij projekti duke u bërë pjesëmarrës të këtij aktiviteti humanitar.

Bashkë mundemi më shumë.

Solidarizohu dhe ti, thuhet kështu një njoftimin e Qendrës së Solidaritetit dhe Avancimit në Preshevë./presheva.com/