SHPËRNDAJE

Filmbërësi dhe fituesi i “Oscar”, 56-vjeç, Quentin Tarantino, ka mirëpritur fëmijën e tij të parë me bashkëshorten Daniella të shtunën.

“Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë për lindjen e fëmijës së tyre të parë”, tha një i afërt me çiftin, shkruan People.

Sipas raportimeve djali i tyre ka lindur në Tel Aviv, Izrael.

Dyshja njoftuan në gusht se janë në pritje të fëmijës së parë.

“Daniella dhe unë jemi të lumtur të ju tregojmë që po presim një fëmijë”, thanë çifti në një prononcim për People.

Tarantino dhe Daniella, e cila është vajza e këngëtarit dhe tekstshkruesit izrael, Tzvika Pick, u takuan për herë të parë në vitin 2009, gjersa aktori ishte në Izrael për të promovuar filmin e tij, “Inglourious Basterds”.

Ata më pas u fejuan në qershor të vitit 2017, dhe u martuan në nëntor të 2018 në një ceremoni private në Los Angeles.

Tarantino nuk ishte martuar kurrë, duke sqaruar më parë se puna monopolizonte kohën e tij.