SHPËRNDAJE

Prej 1 dhjetorit qytetarët e Bosnja Hercegovinës dhe Maqedonisë do të mund të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime.

Marrëveshjen është arritur nga ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjës e Hercegovinës Igor Crnadak dhe të Maqedonisë Nikolla Dimitrov më 12 mars të 2018. Marrëveshja hyn në fuqi me 30 nëntor, gjegjësisht pas pranimit të raportit të fundit me shkrim, ku përshkruhet plotësimi i procedurave të brendshme ligjore. Andaj konfirmimi i fundit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës është pranuar në Ambasadën e Maqedonisë më 23 tetor dhe si datë që marrëveshja të filloj të zbatohet është caktuar 1 dhjetori i këtij viti.