SHPËRNDAJE

Për shuarjen e Sekretariatit në fjalë votoi edhe vetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Shuarjen e mbështetën edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Kuvendi miratoi dy ligjet të cilat parashikojnë shuarjen e Sekretariatit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit nënë Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive. Kuvendi në fillim u ballafaqua me mungesën e kuorumit, me ç’rast u shty edhe votimi.

Për shuarjen e Sekretariatit në fjalë votoi edhe vetë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Shuarjen e mbështetën edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Ndryshe, shndërrimin e Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit e ka kundërshtuar udhëheqësi i këtij institucioni, Hazbi Lika. Ai më herët përmes një kumtese për media theksoi se nuk ka qenë aspak i informuar për këtë iniciativë të BDI-së dhe se kjo nuk është çështje që kalohet lehtë.