SHPËRNDAJE

Grupi i radikal të krahut të djathtë, të udhëhequr nga lideri i partisë “Stream Kurs” Rasmus Paludan, në Kopenhagë, dogjën Kuranin të shtunën mbrëma në sheshin e qytetit.

E gjithë kjo, në shenjë proteste kundër mbajtjes Iftarit në Kopenhagë i cili mblodhi rreth dy mijë besimtarë.

Të djathtët radikalë dogjën Kuranin dhe thirrën slogane kundër islamit, me mesazhin “Evropa është e jona”, raporton finanz.dk.

Ndërkaq autoritetet policore daneze kanë ndërhyrë duke hequr parullën dhe larguar grupin radikal nga sheshi i qytetit, ku iftari mbahet tradicionalisht.

Pas kësaj ndodhi një veprim pozitiv nga ana e një grup danez, të cilët veshur me xhaketa të verdhë qëndruan rreth sheshit derisa zgjati iftari si një mesazh solidariteti për agjëruesit myslimanë.