SHPËRNDAJE

Vrapuesi rahovicas, Ragmi Ibrahimi zuri vendin e dytë në gjysmë maratonën e atletikës që u organizua në qytetin e Vranjës.

Ibrahimi me disa vapues të tjerë ishin pjesmarrës në këtë garë të atletikës nga komuna e Preshevës të cilët denjësisht kanë prezantuar vendin tonë.

Triumfues i këtyre garave në kategorinë e veteranëve kësaj here doli Ragmi Ibrahimi i cili me shumë pasion ushtron në vendlindjen e tijë duke shfrytëzuar natyrën.

Ai përmes vrapit përçon mesazhe tek të rinjtë se edhe ata duhet ta duan natyrën më shumë dhe të kalojnë kohë më tepër me aktivitete sportive sepse rezultatet nuk do tu mungojnë./presheva.com/