SHPËRNDAJE

Pushteti lokal në Preshevë çdo herë do të jetë urë bashkëpunimi me institucionet publike për realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve të komunës sonë.

Kryetari Arifi në deklaratën për media ka thënë se do ta mbështesë drejtorin e Shtëpisë së shëndetit për të realizuar projektet që kanë nisur.

Politika e këtijë pushteti është që të analizojmë nevojat e qytetarëve dhe të gjejmë zgjidhjen e duhur. Nuk do të bëjmë projekte që na turpërojnë para të tjerëve siç ishte materniteti i trashëguar nga pushteti i Ragmi Mustafës thotë Arifi.

Bënë maternitet në vlerën e përgjithshme prej një milion e 600 mijë euro ndërsa nuk kanë parapa sallë operacioni, ky është absurdi i llojit të vetë thotë i pari i Preshevës./presheva.com/