SHPËRNDAJE

Për ftesat e Gjykatës Speciale në adresë të ish-shefit të shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së përmes rrjetit social fb ka reaguar edhe kryetari i PDSH-së, Ragmi Mustafa.

Me keqardhje pranuam lajmin për ftesat e Gjykatës Speciale ne adresë të ish-shefit të shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, kryeministrit të Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj si dhe disa ish-eprorëve të tjerë të UÇK-së.

Besojmë fuqishëm në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në pastërtinë e saj si vlerë e lirisë së Kosovës dhe shteg për bashkimin e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, shkruan kështu në fb Ragmi Mustafa./presheva.com/