SHPËRNDAJE

Kryetari i PDSH- së, Ragmi Mustafa ka uruar kontribuesit e arsimit për nder të 7 marsit- ditës së mësuesit.

Të dashur mësues e mësuese, pranoni URIMET më të mira nga thellësia e shpirtit për ditën Tuaj të shenjtë 7 MARSIN.

Nuk ka gjë më të shenjtë e më humane që t”i udhëzosh e mësosh rrugën e dijes dhe shkencës gjeneratave e brezeve të reja që nga mosha gjashtë e më shumë të kombit shqiptar.

Në këto kushte të arsimit shqip në Luginë të Preshevës pa tekste mësimore e pa planprograme të mirfillta Juve mësimdhënës akoma më shumë ua shton dinjitetin e patriotizmin kombtar arsimdashës. Gëzuar 7 Marsin duke Ju uruar që një ditë e më parë të bëheni pjesë e armatës së madhe të mësuesëve e mësueseve të Republikës së Kosovës thuhet në urimin e Ragmi Mustafës./presheva.com/