SHPËRNDAJE

Kanë përfunduar punët në realizimin e asfaltimit të rrugës së Kumanovës në fshatin Rahovicë në gjatësi prej 300 metrash.

Përmës këtij projekti banorëve të lagjes u përmirësohen kushtet e qarkullimit, duke evituar kështu baltën dhe pluhurin.

Përveç karakterit infrastrukturor, projekti ka dhe karakter ekonomik, ku parcelave bujqësore që kufizohen me rrugën dhe gjenden në afërsi, u është siguruar një qasje kualitative në infrastrukturën lokale.

Projekti është realizuar në kuadër të planit investiv për vitin 2018, njofton Komuna e Preshevës. / presheva.com