SHPËRNDAJE

Projektit të parkingut në Bashkësinë lokale Raincë i është shtuar edhe një aneks ku planifikohet të ngritet një lapidar në shenjë përkujtimi dhe rrespekti për të gjithë raincasit që kanë dhënë kontribut si në paqe po edhe në luftëra.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i bashkësisë lokale Raincë, Ali Sinani.

Ai ka potencuar se me rrespektin dhe përkuljen deri në pafundësi për të gjithë ata që dhanë për Raincën do të realizohet një gjë e tillë.

Sinani ka falemderuar edhe Labinot Kurdiun për projektimin e lapidarit./presheva.com/