SHPËRNDAJE

Rakitic

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij duke thën se ata nuk e kanë fituar ende La Ligën, edhe pse janë katër pikë para Realit.
Rakitic ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të kenë kujdes, pasi ende nuk e kanë siguruar titullin e La Ligas.

“Ne nuk kemi fituar ende asgjë. Ne mund ta shijojmë fitoren, por kemi ende shumë gjëra për të bërë”.

“Pikët kundër Realit janë çdo herë special. Ishte një gjë e shkëlqyer për fansat tanë”, përfundoi Rakitic.