SHPËRNDAJE

Rakitic-Suarez

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, është tallur me skuadrën angleze, Manchester City.
Barcelona e mposhti Manchester Cityn 1:0 edhe në Camp Nou, derisa siguroi kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Triumfin nëm këtë takim ekipit katalunas ia siguroi Ivan Rakitic, por ylli i mbrëmjes ishte Lionel Messi, i cili ishte i pandashëm.

Madje, pas ndeshjes reprezentuesi kroat është tallur me kampioni e Anglisë. Ai ka thënë se edhe vetë ekipi i Cityt është kënaqur duke e shikuar Messin.

“Ai është i mrekullueshëm, fjalët nuk mund ta përshkruajnë kualitetin e Messit”, deklaroi reprezentuesi kroat pas ndeshjes.

“Unë mendoj se edhe lojtarët Manchester Cityit janë kënaqur duke e shikuar Messi duke luajtur. Shpresojmë se forma e Messit do të vazhdoj.”, ka theksoi ai.