SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama falënderoi sot të gjithë qytetarët për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Teksa vijon procesi i votimit pas zgjedhjeve të mbajtura ditën e djeshme për kryetarët e bashkive, kryeministri Rama ka reaguar në rrjetet sociale në një mënyrë krejt të veçantë.

Me anë të një mesazhi ku shkruan “Faleminderit” dhe të shoqëruar me vizatimin e një zemre, Rama i drejtohet të gjithë qytetarëve që zgjodhën të votonin dhe të ushtronin të drejtën e tyre kushtetuese.

Ndërsa në konferencën për shtyp të zhvilluar mbrëmjen e djeshme Kryeministri Rama falënderoi qytetarët që e votuan, por edhe ata që nuk e votuan, por që sipas tij, respektuan bindjet e të tjerëve.