SHPËRNDAJE

Gjatë bashkëbisedimit prej rreth dy orësh që zhvilloi me gazetarët, kryeministri Edi Rama u pyet edhe lidhur me qendrimin e tij ndaj homologut të tij bashkëkombas në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili u dorëhoq pas thirjes për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës.

Rama tha se e vlerëson Haradinajn për kountributin e tij të dhënë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa dorëheqjen e tij e konsideroi një lëvizje taktike.

Pse Edi Rama nuk mbajti një qendrim për Haradinaj, ndërkohë që foli vetëm për luftën e UÇK-së?

Rama: Është gjëja më normale më duket mua, se te lufta e UÇK-së përfshihet dhe Ramush Haradinaj dhe jep apo jo dorëheqjen është një çështje politike dhe taktike.

Në raport me luftën unë e konsideroj Ramush Haradinaj dhe Jakup Krasniqin si anëtarë të një lufte cllirimtare, e cila nuk mund të zhbëhet dhe as nuk mund të tjetërsohet nga këto akuza.

Pas një heshtjeje të pazakontë, kreu i qeverisë, reagoi një ditë pas dorëheqjes së Haradinajm nëpërmjet një postimi të publikur në llogarinë e tij zyrtare në “Tëitter”, ku pa përmendur emra të përveçëm, shkruante në mënyrë përgjithësuese ftesa për protagonistët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.