SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nuk ka asnjë rast të coronavirusit në Shqipëri dhe se nuk ka vend për panik.

Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin këshillat e miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Nuk ka vend për panik. Ju lutem ndiqni këto këto këshilla të thjeshta të miratuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe shmangni sa më shumë telebroçkullat dhe dixhidokrrat që ushqejnë ankthin e panikun”, ka shkruar Rama sipër videos së publikuar, ku janë dhënë disa këshilla për parandalimin e koronavirusit.

Gjithashtu ai ka pohuar se nëse ditët a javët në vijim do të duhet përballur me këtë virus, qytetarët duhet të jenë të sigurt se do ta kalojnë.

🔴 NUK KA VEND PËR PANIK! NE JEMI TËRËSISHT TË ANGAZHUAR QYSH PREJ MOMENTIT TË PARË TË SHFAQJES SË KORONAVIRUSIT DHE NË LINJË ME ORGANIZATËN BOTËRORE TË SHËNDETËSISË PËR ÇDO HAP👉🔴 JU LUTEM NDIQINI KËTO KËSHILLA TË THJESHTA TË MIRATUARA NGA ORGANIZATA BOTËRORE E SHËNDETËSISË DHE SHMANGNI SA MË SHUMË TELEBROÇKULLAT DHE DIXHIDOKRRAT QË USHQEJNË ANKTHIN E PANIKUN🙏 🔴 DERI NË KËTË MOMENT QË KOMUNIKOJMË NUK KEMI ASNJË RAST TË KORONAVIRUSIT, POR NËSE NË DITËT A JAVËT NË VIJIM DO TË DUHET TA PËRBALLIM, JINI TË SIGURTË SE DO TA KALOJMË EDHE KËTË FLAMË. SËBASHKU🤗

Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 25. Februar 2020