SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish pas ftesës së presidentit Ilir Meta për të biseduar mbi krizën politike. Rama thotë se pret një tjetër ‘çmenduri’ nga Meta pas dekretit për shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

“E meqë ra llafi tek loja e letrave të Ilir Metës, ju kam thënë pas antidekretit se pas asaj çrmendurie pres edhe nje tjetër. Se ç’kam një ndjesi që do ta bëjë, po për këtë do flasim nga e hëna e më tej se tani kemi vetëm një punë: Zgjedhjet në 30 qershor. Krenar për PS”, shkruan Rama.

Pak minuta më parë, Rama refuzoi ftesën e Metës për të biseduar mbi krizën, duke theksuar se është i zënë me fushatën.

Një ftesë të ngjashme, Meta i ka dërguar edhe kryeopozitarit Lulzim Basha dhe ky i fundit pritet të mbërrijë nesër në Presidencë në orën 09:00.