SHPËRNDAJE

Nuk kanë qenë të pakta reagimet, si pozitive ashtu edhe negative, për shprehjen “What the Fuck” të kryeministrit Rama këtë të hënë në Pejë, për sjelljen e Brukselit kundrejt Kosovës.

Në një lidhje Live nga Peja për “Open”, kryeministri Rama theksoi se askush nuk duhet që ta marrë tolerancën si të Shqipërisë, ashtu edhe të Kosovës, si dobësi, duke shtuar se vetë KE ka deklaruar se reforma në drejtësi e Shqipërisë është për t’u marrë si shembull, edhe nga Serbia.

“Vetë KE e ka shprehur në mënyrë të përsëritur se Reforma në SDhqiprëi është një model prë të gjithë rajonin, ku përfshihen edhe Mali i Zi dhe Serbia. Për mua është e rëndësishme që të skandalizohet kushdo në raport me të vërtetën. Ngitja e taksës me 100% është një përpjekje për “t’u ngulur gishtat në sy” atyre që nuk shohin të vërtetën. U kërkohen qiqra në hell, dhe kur realizohen ato i thonë s’keni plotësuar ende kushtet. Anëtarësimin në BE e shikojmë si një proces për të mirën e fëmijëve tanë. Por çdo përpjekje jonë për tolerancë nuk duhet të merren për dobësi”, u shpreh Rama.