SHPËRNDAJE

Ramë Lahaj, tenori i lindur në Istog, u bë shumë shpejt i njohur edhe përtej kufijve të Kosovës.

Ai njihet si një solist opere mjaft i suksesshëm, duke qenë se ai ka marrë pjesë nëpër evenimente të ndryshme ndërkombëtare.

Performancat e tij të vazhdueshme nëpër tribunat e qyteteve më të rëndësishme në Europë, vetëm sa e kanë ngritur profesionalisht tenorin.

National Opera në Varshavë, roli kryesor i Faust-it në Tel Aviv, roli Duca di Mantova/Rigoletto në Teatro Massimo di Palermo ishin vetëm disa nga sukseset koncertale të tij.

Tenori i njohur, përmes një statusi në Facebook, ka bërë një paraqitje skenike në Washington D.C, në shenjë falënderimi ndaj SHBA-ve, që ishin vazhdimisht në përkrahje të popullit tonë në ditët më të vështira.

“Kështu kremtojmë 20 vjet të paqës dhe çlirimit.
Po ashtu duam të falënderojmë SHBA-në që ishte me ne gjatë përiudhës më të vështirë.
Faleminderit që vepruat dhe ndaluat gjenocidin. Faleminderit që sollët paqe në shtetin tim dhe shpresë për gjeneratat e reja. Faleminderit që ndaluat regjimin brutal të Sërbisë që na kushtoi me aq shumë jetë. Përgjithmonë mirënjohës.” Ka shkruar në përshkrimin e tij Ramë Lahaj.

* This is how we celebrate 20 years of freedom and liberation. We also want to say thank you to USA for being with us during our most difficult time. Thank you for taking action and stopping the genocide. Thank you for bringing peace to my country and hope for the new generations. Thank you for giving an end to a brutal regime of Serbia that costs us with so many lives.Forever grateful.* Kështu kremtojmë 20 vjet të paqës dhe çlirimit. Po ashtu duam të falënderojmë SHBA-në që ishte me ne gjatë përiudhës më të vështirë. Faleminderit që vepruat dhe ndaluat gjenocidin. Faleminderit që sollët paqe në shtetin tim dhe shpresë për gjeneratat e reja. Faleminderit që ndaluat regjimin brutal të Sërbisë që na kushtoi me aq shumë jetë. Përgjithmonë mirënjohës.

Gepostet von Rame Lahaj am Mittwoch, 5. Juni 2019