SHPËRNDAJE

Ramos

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, dhe mesfushori ofanziv, James Rodriguez, të dy të lënduar, kanë filluar të punojnë me top.
Sergio Ramos e James Rodriguez kanë filluar të punojnë me top, derisa vazhdojnë fazën e rikuperimit nga lëndimi, ka njoftuar faqja zyrtare e Real Madridit.
Qendërmbrojtësi dhe mesfushori ofanziv i Los Blancos janë dëmtuar muaj më parë dhe janë ende duke e vazhduar procesin e rikuperimit.
Por, nga stërvitja e sotme e gjigantit madrilen erdhi lajmi i mirë për tifozët nga Santiago Bernabeu se Ramos e James kanë bërë kontaktet e para me top, derisa i afrohen rikthimit në fushën e lojës.

Ramos-01

James