SHPËRNDAJE

CR7-Ramos

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos ka përgëzuar bashkëlojtarin e tij, Ronaldon, duke thënë se është shumë e vështirë të jesh sikur ai.
Ramos ka thënë se është shumë e vështirë të jesh si Ronaldo, i cili në shpatullat e tij mban një presion shumë të madh.
“Është shumë e vështirë të jesh Ronaldo pasi ai është duke performuar mirë për shumë vite radhazi”, tha Ramos për faqen zyrtare të Realit.
“Ai e njeh veten më mirë se çdokush tjetër, ai ka një karakter shumë garues dhe nuk i intereson nëse ai nuk ka shënuar e Bale po”.
“Ne duhet të vlerësojmë atë që ai sjell në skuadër”, përfundoi mbrojtësi spanjoll.