SHPËRNDAJE

Në Sërbi sot deri në ora 15 janë regjistruar gjithsej  1,171 raste me Covid-19.

Që nga raporti i fundit, janë testuar mostrat e 637 personave, 111 prej të cilëve kanë dalë pozitive.

Gjithsej 783 pacientë janë shtruan në spital, ndërsa 81 janë në respiratorë, përderi sa janë testuar gjithsej 5,008 persona.

Fatkeqësisht, kemi edhe tre vdekje që nga raporti i fundit, gjegjësisht gjithsej 31 të vdekur.

Dy persona të gjinis mashkullore dhe një e gjinis femrore kanë ndërruar jetë.

Mesatarja e moshës së tyre është 58.7, dhe sikurse edhe te të gjithë viktimat e mëparshme, ata kanë pasur disa sëmundje të tjera që kanë kontribuar në rezultatin fatal./presheva.com/