SHPËRNDAJE

Një eksperte e OKB-së që po heton vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi thotë se ka “prova të besueshme” që sugjerojnë se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është përgjegjës për vrasjen.

Sipas Sky News, Agnes Callamard, raportuese speciale e OKB, ka rekomanduar një hetim për rolin e mundshëm të Muhammed bin Salmanit në vdekjen e gazetarit.

Në një raport prej 101 faqesh në vrasjen e z. Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll tetorin e kaluar, zonja Callamard bën thirrje që OKB të kërkojë një hetim.

Gjithsesi, ajo thekson se nuk ka asnjë përfundim mbi përgjegjësin e vrasjes, por përfundimi i vetëm i raportit është se ka prova të besueshme kundër Bin Salman, që meritojnë hetime të mëtejshme.