SHPËRNDAJE

Shtëpia e shëndetit ka publikuar raportin mujor për Covid ambulancën për muajin tetor, prej 01 deri 31 të muajit.

SHTËPIA E SHËNDETIT – PRESHEVË 🏨
RAPORTI I PUNËS
01.10.2020 – 31.10.2020
COVID-19 AMBULANTA 🦠

🔹Pacientë të kontrolluar: 482 pacientë
🔹Kontrolla e parë: 397 pacientë
🔹PCR teste: 213 të testuar
🔹PCR Pozitiv: 45 pacient

Përqindja nga raporti i pacientave pozitiv PCR me numrin e pacientave të përgjithshëm: 9 %
🔸Mosha mesatare e pacientave pozitiv me PCR: 52 vjeçare
🔸Testuar me teste të shpejta: 421
🔸RTG të mushkërive: 70

Gjatë kësaj kohe, në gjendje më të rëndë klinike, janë transportuar për në shërbimet sekondare dhe terciare gjithsejt 14 pacientë, edhe atë, për në spitalin e Vranjës 9 pacient, për në spitalin special në Surdulicë 3 pacientë, ndërsa ata me gjendje më të rëndë në qendrën klinike të Nishit 2 pacientë.

Krahasuar me muajin shtator, numri i pacientave është rritur për 61, ndërsa numri i pacientave që vijnë për herë të parë është rritur ndjeshëm për 127 më shumë, këtë muaj kemi rritur numrin e testimeve të shpejta për 178 më shumë PCR teste për 41.

Me testin e shpejtë, IGM kanë dal 32 pozitiv, ndërsa IGG 70 pacient.

Shtëpia e shëndetit rekomandon që ti përmbahen strikt masave parandaluese në lokalet e gastronomisë, të mbahen maskat në ambiente të mbyllura dhe të rrespektohet distanca sociale./presheva.com/