SHPËRNDAJE

Të nderuar qytetar të Komunës së Preshevës,
Të nderuar prindër,
Të nderuar nxënës,

Jemi tronditur dhe zhgënjyer tejëmase nga informacioni lidhur me rastin e dhunës së arsimtarit ndaj nxënësit në shkollën fillore në BL Leran.

Klasa për nxënësit duhej të ishte një vatër e ngrohtë, dashurije, mirëkuptimi ku mbizotëron profesionalizmi i mësuesit dhe mbi të gjitha mirëqenia e nxënësit. Si qytetar dhe baba i tre fëmijëve jam i tmerruar nga pamjet e publikuara në rrjetin social. Gjithësesi, do ti marrim hapat e duhura të menjëhershme për zbardhjen e rastit si dhe do të kërkojm të caktohen masat ndëshkuese nga institucionet përkatëse. Raste të tilla nuk guxojn të ndodhin kurrë më në Komunën tonë!

Që nga kyçja ime në politikën lokale në Komunën tonë kam tematizuar disa herë situatën e rëndë në shkollat shqiptare në Luginë. Shumë herë kam kritikuar udhëheqësin e shkollave të instaluara nga konjukturat politike të stërvjetëruara, meqë fatkeqësisht incidente të rënda kanë ndodhur edhe më parë. Është mëse e qartë se në disa raste të evidentuar, drejtoria përpos nepotizmit, nuk gëzon aftësi dhe përgjegjësi të plotë, pasi është instaluar nga ish-feudalët politik.

Ne mund të kemi qëndrime dhe pikëpamje të ndryshme politike qytetare por nuk do të jemi indiferent ndaj modelit rrëmbyes arsimor në Komunën tonë. Është koha kur ne duhet të reflektojm e më së shumti ata të stërvjetëruarit politik.

Preshevë, 21.09.2018

Shqiprim Arifi,

Kryetar i Komunës së Preshevës.