SHPËRNDAJE

ndaj lajmit të rrejshëm, të publikuar në mediat në serbi, si www.alo.rs, www.srbijadanas.com, www.sandzaklive.rs, etj… me titull “Albanac iz Kosovske Mitrovice REŠIO DA BUDE SRBIN”.

Qëllimi i këtij shkrimi, që pa dyshim vjen nga qarqe të caktuara serbe synon njëllosjën time apo të familjës time, rrjedhimisht edhe nxitjen e urrejtjes mes vëllezërve shqiptar.

Kësaj rradhe jam viktimë unë, nesër ndoshta do të jeni dikush tjetër nga ju.

Ju që më njihni, e dini se këto lajme janë krejtësisht të rrejshme dhe qëllimkëqija, ndërsa ju që nuk më njihni: jam Bislim Kunoviku nga Mitrovica, me prejardhje nga Toplica, i takoj një familje të përndjekur nga serbët në ekzodin famëkeq nga ajo zonë, dikur e banuar me shqiptare.

Kam emrin e gjyshit Bislim, që është vrarë së bashku me vëllaun Selimin nga forcat serbe gjatë luftës së dytë botërore.

Gjatë luftave në Jugosllavi kam qenë i arratisur nga ushtria jugosllave dhe kam migruar në Gjermani, rrjedhimisht nuk kam mundur të kthehem në atëdhe deri pas vitit 1999.

Gjatë luftës së fundit, forcat paramilitare vranë axhën tim Namon Kunovikun në shtëpinë e vet së bashku me gruan e tij Zylfije.

Gjatë luftës së fundit, vëllau im ka qenë pjesë aktive për çlirimin e vendit duke qenë pjesë e demostratave dhe e luftës së fundit.

Ky jam unë, Bislim Kunoviku – dhe vlerësoni ju vet se a mundem unë të deklarohem serb dhe të mohoj identitetin tim kombëtar dhe fetar.

Dyshoj që qëllimi është të denigroj personalitetin e familjarëve të mi dhe nxitjes së urrejtjes mes shqiptarëve në qytetin tonë të plagosur – Mitrovicën.

Hapi i rradhës do të jet, padia dhe kallzimi për shpifje ndaj mediumeve serbe-ka thënë për presheva.com, Bislim Kunoviku.

Jam krenar që jam shqiptar.

Ju falëmnderit për mirëkuptim.

Bislim Kunoviku, 08.03.2019, Mitrovicë-eksluzivisht për portalin Presheva.com./presheva.com/

https://sandzaklive.rs/index.php/regija-religija/1100-albanac-iz-kosovske-mitrovice-resio-da-bude-srbin

https://www.alo.rs/vesti/drustvo/albanac-iz-kosovske-mitrovice-bi-da-primi-pravoslavlje-to-je-jedino-sto-zeli-nicega-se-ne-plasi-a-odlucio-je-i-kako-ce-se-zvati/215570/vest

https://www.srbijadanas.com/vesti/kosovo/u-pedesetim-menja-veru-i-nacionalnost-albanac-iz-kosovske-mitrovice-postaje-srbin-odabrao-i-ime-kako-2019-03-07