SHPËRNDAJE

Kryetari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti dhe anëtarët e kryesisë së këtij subjekti politik kanë reaguar ndaj deklaratës së Sasha Arsiçit djalit të zëvendëskryetarit të komunës së Bujanocit Stojança Arsiçit njëherit anëtar i Këshillit Komunal të Bujanocit i cili APN-në e ka konsideruar si Organizatë Nacionaliste duke e krahasuar atë me të “Djathtën serbe”.

Arsiç ndër të tjerash ka thënë se “Organizatat nacionaliste në Bujanoc për fat të keq nuk janë të vetmuara, të tilla kemi edhe tek shqiptarët, një grupacion të cilin e udhëheq Shqiprim Arifi nga Presheva që e ka degën e sajë në Bujanoc të udhëhequr nga Arbër Pajaziti.

Lidhur me këtë i pari i APN-së në Bujanoc Arbër Pajaziti në postimin e tij ka shkruar se, “Nuk dua t’i komentoj deklaratat e atyre, që zyrat e komunës i konsiderojnë trashëgimi nga baballëki” ka shkruar Pajaziti.

Në deklaratën e Arsiçit e kanë reaguar edhe anëtarët e kryesisë së APN-së në Bujanoc. Abelant Zahiri njëri nga themeluesit e APN-së në Bujanoc në reagimin e tij ka shkruar se, “Djali i Zv. Kryetarit të Komunës i cili është në pushtet prej vitit 1996 paska thonë që APN është organizatë nacionaliste, dua t’i tregoi atij që unë jam njëri prej themeluesve të ksaj organizate e aktivitet e mija me organizatat jo-qeveritare multi-etnike janë aq të shumta sa që djali i Zv. Kryetarit nuk ka flokë në kokë.

Ai po ashtu nuk është se kish flokë por gjithsesi krahasimi im ishte me një njeri që ka shumë flokë. Ne nuk jemi nacionalist, jemi për të drejtat e ndërsjellta mes popujve, jemi për barazi e drejtsi, të gjithë e dim se aj nuk është për barazi e drejtsi. Ne nuk posedojmë armë të rënda. Ne kemi zë i cili nuk do të ndalet kurr” ka shkruar Zahiri.

Edhe më fuqishëm ka reaguar Fismir Jahiu nënkryetar i APN-së në Bujanoc. Jahiu ka thënë se, “Alternativa për ndryshim është themelu në maj të viti 2015 në Preshevë, ndërsa dega e saj në Bujanoc është themeluar në vitin 2016.

Djali arrogant i zëvendës kryetarit të komunës Bujanocit e klasifikon këtë pari politike si nacionaliste, me arsyetimin se gjatë festimit të kaulifikimi të Kombëtares Shqiptare në Euro 2016 në Bujanoc në vitin 2015, disa të rinj shqiptar paskan brohoritu parullën ”Vritni, vrit, xxx”, ju kujtohet se keta djem te ri ishin shumica nën 18 vjeç dhe sigurisht nuk ishin pjesë e asnji partie politike, e aq më pak të APN-ës e cila nuk ekzistonte në atë kohë. Prandaj ky kualifikim nuk qëndron.

Por z. Arsiq e di që nuk do të jetë pjesë e qeverisjes lokale mandatin e arshshem prandaj ka zgjedhur të sulmoj. Alternativa për Ndryshim nuk do të qeverisë me njerëz që fotografohen me pushkë automatike, as me mbështetsit e Vuk Jeremiq.

Ne do të bashkëqeverisim me bashëqytetarët tanë, por në asnjë mënyrë me njerëzit që pasurohen në dëm të popullit dhe ata që mbështesin partitë nacionaliste serbe, ka shkruar Jahiu.

Ai gjithashtu ka thënë se, “Po ja rikujtojm atyre që kanë harrur thirrjet raciste të Vuk Jeremiqit, ku ai sugjeron që shumë shqiptarë jetojnë në Republikën e Sërbisë, ku lehtësisht mund të nxjerrni përfundim se kush është parit nacionaliste në këtë rast.

Jeremiq gjithashtu ka thënë se “A duhet ta lidhim Nishin me Tiranën kështu që çdo fundjavë të na vijnë dhe të na i blejnë banesat dhe shtëpitë, sikurse të mos kemi mjaftueshëm tashmë shqiptar?!” ka shkruar në reagimin e tij anëtari I kryesisë së APN-së në Bujanoc Fismir Jahiu./presheva.com/