SHPËRNDAJE

Pepe

Real Madrid dhe Pepe janë afër arritjes së një marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Shumë shpejtë Real Madridi pritet ta vazhdoj kontratën me mbrojtësin portugez, Pepe. Klubi madrilen dhe lojtari janë afër arritjes së një marrëveshje për vazhdimin e kontratës, shkruan AS.

Reprezentuesi portugez ka kontratë me Realin deri në vitin 2016, por kjo kontratë do të zgjatet edhe për dy vite – deri në verën e vitit 2018.

Me kontratën e re, Pepe ka shumë gjasa që karrierën ta mbyll te Real Madridi, ku ishte transferuar në vitin 2007 nga Porto.