SHPËRNDAJE

Danilo

Real Madrid ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e mbrojtësit të djathtë Danilo, gjatë afatit kalimtar të verës.
Real Madrid ka siguruar përforcimin e parë të afatit kalimtar të verës.
Sipas “Sexta Deportes”, gjiganti spanjoll ka arritur marrëveshje me Porton për transferimin e mbrojtësit të djathtë, Danilo.
Po ashtu, Los Blancos kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe me futbollistin brazilian.
Në marrëveshje thuhet se është përfshirë qëndrimi i mesfushorit Casemiro në klubin portugez.
Casemiro është aktualisht i huazuar në Porto, por duket se do të mbetet tek gjiganti portugez, në mënyrë që Danilo të transferohet në Santiago Bernabeu.