SHPËRNDAJE

RealRezerva

Real Madrid ka realizuar 75 gola deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë. Por, Los Blancos nuk janë duke hasur në ndihmë nga futbollistët rezervistë.
Real Madrid ka shënuar 75 gola deri më tani gjatë këtij sezoni në La Ligë.
Mirëpo, vetëm katër prej tyre erdhën nga futbollistët e inkuadruar në lojë, shkruan e përditshmja sportive madrilene “Marca”.
Ky është kontributi më i dobët i bankës së rezervistëvë të Realit nga stinori 2008-09.
Derisa Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i ekipit në kuadër të La Ligës me 30 gola, futbollistët rezervistë, e sidomos ata në repartin sulmues, nuk janë duke kontribuar sa duhet në shënimin e golave.
Andaj, kjo është një brengë shtesë për trajnerin Carlo Ancelotti.