SHPËRNDAJE

Nëse Sergio Reguilon shitet te Tottenham për një tarifë prej rreth 30 milionë eurosh, do të thoshte se Real Madridi në këtë verë e kanë tejkaluar vlerën e 100 milionë eurove, pasi klubi është i detyruar të mbledhë fonde për të shkak të krizës së të COVID- 19 dhe rinovimit të stadiumit “Santiago Bernabeu”.

Ishte e ditur para afatit kalimtar të verës që shitjet do të ishin të nevojshme për të ndihmuar situatën në klub dhe emrat e parë që shiheshin si të nevojshëm për tu larguar ishin James Rodriguez dhe Gareth Bale.

Situata përreth Bale mbetej e ndërlikuar, por Los Blancos arritën fillimisht të gjenin blerës për të James Rodriguez, Achraf Hakimi dhe Sergio Reguilon.

Everton pagoi te gjigantët spanjollë një tarifë prej 25 milionë euro për kolumbianin, pavarësisht se i kishte mbetur vetëm një vit në kontratën e tij.

Shitja e parë ishte ajo e Hakimit i cili shkoi në Inter për 40 milionë euro, ndërsa Javi Sanchez, Dani Gomez dhe De Frutos të gjithë u larguan për një kombinim prej 8.5 milionë euro.

Huazimi i Takefusa Kubo në Villarreal erdhi me një shifër prej 2.5 milionë euro, ndërsa para nuk kanë arritur të marrin për huazimet e Fran Garcia, Jesus Vallejo, Brahim Diaz dhe Reineri.

Shitja e Oscarit te Sevilla solli 13.5 milionë euro në arkat e klubit, ndërsa klubi shumë shpejt do ta rehatojë edhe Balen, i cili do të shkojë në huazim te Tottenham.

Në këtë edicion klubi nuk do të harxhojë, pasi në vitin e ardhshëm të gjitha investime do të shkojnë për Kylian Mbappen.