SHPËRNDAJE

Bernabeu

Real Madrid nuk do t’ia plotësojë dëshirën Barcelonës për zhvillimin e finales së Copa del Rey kundër Athletic Bilbaos në stadiumin Santiago Bernabeu.
Real Madrid nuk do të lejojë që finalja e Copa del Rey mes Barcelonës dhe Athletic Bilboas, të zhvillohet në Santiago Bernabeu, ka bërë të ditur e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.
Los Blancos janë kundër idesë që dueli i rëndësishëm për trofeun e parë të vitit në futbollin spanjoll – ku do të luajë rivali i tyre më i madh – të zhvillohet në Santiago Bernabeu, më 30 maj.
Futbollistë dhe presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu kanë shprehur dëshirën e tyre të luajnë në Madrid, por Reali nuk e ka ndërmend t’ua plotësojë dëshirën.
Dhe, kështu do të jetë përderisa Liga Spanjolle e Futbollit nuk insiston që ballafaqimi të zhvillohet në Bernabeu.