SHPËRNDAJE

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i përgatitur të bëjë një ofertë shkëmbimi për yllin e PSG-së, Kylian Mbappe.

I riu është favorit kryesor i trajnerit Zinedine Zidane, i cili i ka kërkuar Florentinos të sjellë sulmuesin gjatë afatit kalimtar të verës.

Kryesuesi i Okdiario Eduardo Inda, duke folur për El Chiringuito, zbuloi se Los Blancos kanë një plan për ta sjell lojtarin francez.

“Zidane ka folur tashmë me lojtarin dhe Mbappe është i gatshëm të largohet nga PSG-ja”, tha Inda.

“Në operacion mund të hyjnë dy lojtarë të Real Madridit, njëri është Isco Alarcon dhe tjetri është James Rodríguez”, shtoi ai.

James aktualisht lojtari i huazuar te Bayern Munichu edhe pse nuk ka gjasa të qëndrojë te bavarezët.