SHPËRNDAJE

Tashmë janë në përfundim e sipër punimet në mirëmbajtjen e rrugës lokale për në fshatin Gosponicë.

Në kuadër të projektit janë bërë pastrimi i kanaleve anësore dhe gypave atmosferike për qarkullimin e ujërave atmosferike, përmirësimi i trasesë së rrugës, mbushja dhe rrafshimi me material rrethanor të pjesëve të gërryera nga të reshurat, si dhe ngjeshja e rrugës me rul.


Në këtë mënyrë janë përmirësuar dukshëm kushtet e rrugës, duke mundësuar këashtu qarkullim të lehtë banorëve të fshatërave Gosponicë dhe Gare.

Qëllimi i realizimit të këtij projekti është që banorëve të këtyre fshatërave t’u ofrohet infrastrukturë më e mirë për qarkullim të përditshëm, zhvillimin e bujqësisë, blegëtorisë, bletarisë e pylltarisë dhe në këtë mënyrë parandalohet shpërngulja e banorëve nga vatrat e tyre stërgjyshore.