SHPËRNDAJE

Referët e licencuar të futbollit do të ndihmojnë organizimet më të mira sportive në vend. Këto ditë në Preshevë do të organizohet  seminari për referë të futbollit inicuar nga kryesia rajonale e Këshillit Qendrorë të Ligës së Pçinjës, këtë e ka konfirmuar për presheva.com anëtari i këtijë organi, Agim Saqipi.

Sipas tij Presheva ka nxjerr me vite sportist të mirë por tani duhet të investohet edhe tek stafi orgnizativ i eventeve sportive. Sipas organizatorëve të seminarit kandidatët e interesuar për pjesmarrje në licencimin për refer të futbollit duhet të jenë të moshës nga 15 deri 18 vjeç dhe dashamirë sportiv.

Privilegj për Preshevën është të kemi tani edhe refere femra meqë funksionon edhe klubi futbollistik i femrave. Para shumë vitesh vendi jonë është krenuar me emra të njohur të referëve të licencuar të në ditët e sotme do të mund të ndihmojnë brezin e ri sportiv në komunën e Preshevës./Presheva.com/