SHPËRNDAJE

Shtabi Qeveritarë i Krizave në luftën kundër virusit korona ka dhënë rekomandime që maskat dhe dorezat të jenë të detyrueshme në zgjedhjet e 21 qershorit, si për votuesit ashtu edhe për anëtarët e komisioneve zgjedhore.

Pas kësaj, siç shkruan Telegaf, fjalën përfundimtare e ka Qeveria e Serbisë, ndërsa një burim i afërt me Qeverinë ka konfirmuar se për këtë do të vendoset në njërën nga seancat e ardhshme.

Duke marrë parasysh që epidemia është e një rëndësie të veçantë dhe  ende në fuqi në vendin tonë, se virusi korona është akoma i pranishëm, sipas prof. Dr Branislav Tiodoroviç, anëtar i Shtabit të Krizave, është dhënë rekomandimi se si duhet të sillen votuesit, si dhe anëtarët e komisionit.

“Është dhënë rekomandimi që të votohet me maska dhe doreza, që të mbahet distanca, ndërsa në hyrje duhet të jenë barierat dezinfektuese.

Kur kontrollohet gishti, është e nevojshme të vishni një dorezë të re. Unë jam i mendimit që doreza nuk janë të nevojshme për votuesit nëse i pastrojnë duart, por edhe kjo është gjithashtu një rekomandim.

Sa i përket komisionit, ata duhet të kenë gjithçka, dhe për mendimin tim, dorezat janë të detyrueshme për ta” thotë Tiodoroviç.

Në seancat e Komisionit Republikanë Zgjehdorë nuk është folur për këtë temë dhe as që ka qenë në rend të ditës, na u është thënë, por, thonë ata, ata do të respektojnë çdo vendim të Qeverisë.

“Nëse propozimi i Shtabit të Krizave miratohet, gjegjësisht nëse Qeveria e Serbisë miraton një vendim të tillë, nga ne mbetet vetëm që ta respektojmë atë.

Mbajtja e pajisjeve mbrojtëse në vendvotime nuk ka qenë asnjë pikë e rendit të ditës në seancat e KRZ-së” tha Miljkan Karliçiç, anëtar i KRZ-së./presheva.com/